23 Prill 2024

QKUK liron laurat, qytetarët lirohen nga pagesa

Prishtinë, 7 gusht  - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka vendosur  të bëjë lirimin e të gjitha laurave në hyrje-daljet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. 

Do të lejohen të gjitha automjejtet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve, pa pasur nevojë të bëjnë pagesa.

Vendimin e ka marrë ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të Pandemisë së Covid-19, me qëllim të  parandalimit  dhe shmangies së kontaktit nëpër laura.

Sipas të njëjtit vendim, personeli i caktuar për punë në këto pika, do të bartet sipas nevojës për kryerjen e punëve tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)