23 Prill 2024

QKUK, Drejtorë e klinikave u emëruan në mënyrë të paligjshme

Prishtinë, 26 janar - Gjykata Supreme e ka cilësuar si të kundërligjshëm emërimin e drejtorëve të klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës më 9 korrik të vitit të kaluar. Në seancën e të premtes gjykata ka kërkuar interpretim nga vete drejtori i QKUK-së, Nijazi Gashi.

Vendimi për paligjshmërinë e konkursit për rekrutimin e drejtorëve të klinikave Gjykata Supreme ua ka dërguar palëve në kontest, Ministrisë së Shëndetësisë, QKUK-së dhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.Kryetari i Këshillit, Mehdi Geci ka konfirmuar për “Tribuna Shqiptare” marrjen e vendimit nga Gjykata.

“Sot Gjykata Supreme e ka vërtetuar atë që ne e kemi thënë vitin e kaluar për konkursin e paligjshëm të QKUK-së për emërimin e drejtorëve të Klinikave. Është shumë keq që kaq kohë është dashur që QKUK të bindet për parregullsitë.\"

\"Tani i mbetet Ministrisë së Shëndetësisë që të ndërhyjë dhe të ndërmarrë diçka në QKUK për sanimin e gjendjes”, ka thënë Geci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)