25 Prill 2024

QKUK dhe Termokos bisedojnë rreth furnizimit me ngrohje

Prishtinë, 26 nëntor - Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Dr. Nijazi Gashi, sot ka pritur në takim drejtorin e Ngrohtores së qytetit “Termokos”, Arsim Janova. Në takim është biseduar në lidhje me furnizimin me ngrohje për sezonin 2012-2013 për QKUK.

Janova, njoftoi drejtorin e QKUK-së, se nga dita e sotme “Termokos”, ka filluar sezonin e ngrohjes, duke sqaruar se është optimist se tash e tutje do të ketë ngrohje të mirë, pasi që janë tejkaluar disa probleme me të cilat janë ballafaquar.

“ Gjatë ditëve sa temperaturat nuk do të jenë shumë të ulëta do të ketë ndërprerje gjatë ditës, por kur do të ketë ulje të temperaturave ngrohje do të jetë edhe më kualitative”, premtoi Z. Janova.

Dr. Nijazi Gashi,drejtor ekzekutiv në QKUK,  u shpreh i kënaqur që nga dita e sotme edhe QKUK ka filluar të  furnizohet me ngrohje. “Ju falënderoj që nga sot keni filluar me ngrohje edhe për pacientët tanë,  shpresojmë se ngrohja cilësore do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, u shpreh Z. Gashi.

Të dy palët u pajtuan që  marrëveshja e mirëkuptimit lidhur  me përdorimin e ngrohtores alternative,  e nënshkruar në sezonin e ngrohjes 2011-2012,  të mbetet në fuqi edhe për sezonin e ngrohjes për vitin 2012-2013 dhe do të aplikohet vetëm në rastet e nevojshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)