26 Prill 2024

QKUK dhe Termokos bisedojnë rreth furnizimit me ngrohje

Prishtinë, 17 tetor - Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Dr. Nijazi Gashi, sot ka pritur në takim një delegacion të Ngrohtores “Termokos”, i cili kryesohej nga Drejtori  Arsim Janova.

Në takim është biseduar në lidhje me mundësitë dhe alternativat për furnizim sa më cilësorë me ngrohje për QKUK gjatë këtij sezoni të ngrohjes.  Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së, ka kërkuar nga zyrtarët e “Termokos”, të bëjnë maksimumin e punës së tyre,  në mënyrë që QKUK të ketë furnizim të mirë me ngrohje.

“Shpresojmë dhe besojmë se do të kemi ngrohje më të mirë këtë vit, meqë jemi institucion shëndetësorë dhe kemi shumë pacientë që kërkojnë ndihmë, për të cilët është e nevojshme të ketë ngrohje kualitative, besoj se do të kemi prioritet në furnizim”, theksoi mes tjerash Dr. Gashi.

Drejtori i QKUK-së, u interesua në lidhje me mundësitë teknike që ka “Termokos”, që të furnizoi në linjë të veçantë QKUK, meqë ngrohja nga “Termokos”, është e vetmja zgjidhje, pasi që rrjeti elektrik është shumë i ngarkuar dhe nuk mund të bëhet ngrohja përmes tij.  

Në anën tjetër, Z. Arsim Janova, Drejtor i  Ngrohtores “Termokos”, theksoi se janë bërë të gjitha parapërgatitjet teknike  që të ketë ngrohje kualitative. “ Kemi formuar një njësi të veçantë teknike e cila do të mbikëqyrë në vazhdimësi furnizimin me ngrohje për QKUK”, theksoi ai. Sipas tij, QKUK do të ketë përparësi në furnizim me ngrohje dhe për këtë do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë teknike ekzistuese.

Janova, theksoi se “Termkos”, po ballafaqohet më vështirësi financiare, të cilat mund të ndikojnë edhe në furnizimin me mazut, por premtoi se prioritet do ketë QKUK.

 Në fund të takimit, dy drejtorët u pajtuan të përpilojnë marrëveshje bashkëpunimi në lidhje me planin për ngrohje për QKUK për sezonin 2010-2011, me qëllim të ketë ngrohje më të mirë për QKUK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)