25 Prill 2024

QKTGJ mirënjohje komandantit të FSK-së

Prishtinë, 3 gusht - Sot, në Ministrinë për FSK-në, qëndroi një delegacion i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, në krye me drejtorin e QKTGJK, dr. Bukurije Zhubi të cilit u pritën nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe koloneli Xhevdet Tahiraj, drejtor i Departamentit të Mjekësisë të FSK-së.

Në emër të QKTGJK-së, drejtoresha  dr. Bukurije Zhubi i dha mirënjohje komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës me motivacionin për kontributin, promovimin dhe organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama ka falënderuar personelin e QKTGJ-së, për mirënjohjen si dhe njëherësh ka premtuar vazhdimin e këtij bashkëpunimit si dhe dhënien e ndihmave për këtë qendër të dhurimit të gjakut.

Dr. Bukurije Zhubi tha se FSK-ja është donatori kryesor i dhurimit të gjakut në nivel kombëtar, për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, si dhe ka ndihmuar dhe po ndihmon edhe në forma tjera për organizimin e dhurimit të gjakut edhe jashtë kazermave të FSK-së.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)