18 Prill 2024

QKMF në Mitrovicë pajiset me Rëntgen digjital

Mitrovicë, 27 gusht - Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, është bërë sot përurimi i aparaturës më të re të  rëntgenit digjital. Në ceremoninë e përurimit i pranishëm ishte kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani dhe punëtorë të tjerë shëndetësorë.

Në fjalën e tij, kryetari  Bahtiri ka thënë se është kënaqësi e veçantë që sot përurojmë një mjet digjital i cili është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës.

‘Sot, jemi mbledhur këtu për të përuruar këtë aparaturë shëndetësorë, vlera e të cilit arrin shumën mbi 100 mijë euro dhe është nga teknologjitë më të fundit. Ky investim i cili i dedikohet qytetarëve tregon se komuna është e përkushtuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmes blerjes së aparaturave të reja”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani, tha se ndihet jashtëzakonisht mirë qe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë u pajis me një aparaturë  moderne dhe cilësore, ku tani e tutje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës do të ju ofrohen shërbime shëndetësore kualitative.

Ajo më tutje ka shtuar se ky projekt madhorë i cili kap vlerën mbi 100 mijë euro është vazhdimësi e furnizimit me aparatura mjekësore, dhe është realizuar përmes investimeve kapitale komunale.

Edhe drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm pajisjen e QKMF-së me rëntgen digjital duke theksuar se tani e tutje do të ofrohen shërbime më të mira dhe më cilësore për qytetarët.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)