25 Prill 2024

Qeveria themelon Komisionin Ndërministror për Investime Strategjike

Prishtinë, 27 maj - Në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese, të 35-të me radhë në të cilën ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, dhe kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për shfuqizim të vendimeve për caktim të hapësirave të karantinës.

Vendimi i parë i Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, ka qenë miratimi i vendimit për themelimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike në këtë përbërje:

1. Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, kryesuese;
2. Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve, anëtar;
3. Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, anëtar;
4. Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar;
5. Emilija Redžepi, ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtare;
6. Kryetari i Komunës në të cilën realizohet investimi strategjik, anëtar;
7. Ministri përgjegjës për sektorin në të cilin realizohet investimi strategjik, anëtar; dhe
8. Sami Istrefi, Avokat i Përgjithshëm Shtetëror, anëtar.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë që nga data 30 maj 2020 të shfuqizohen vendimet:


- Vendimi i Qeverisë nr.01/13 i datës 18/03/2020, me të cilin Qendra e Studentëve në Prishtinë është caktuar si hapësirë karantine;

-  Vendimi i GNMI MPBAP Nr.140/2020 i datës 25/03/2020, me të cilin është caktuar qendra për të huaj në Vranidoll si hapësirë karantine.

Ministria e shëndetësisë obligohet të sigurojë që personat që gjenden në karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll, t’i testojë për Covid-19 dhe të njëjtit të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse.

Në vijim, të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen të vetizolohen për 14 ditë të ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse.

- Të gjitha Vendimet tjera që kanë rregulluar procedurat e karantinës shfuqizohen;

Në arsyetim të vendimit thuhet se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake sipas konstatimeve të IKShPK-së dhe zyrës së OBSh-së në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)