26 Prill 2024

Qeveria miraton masat për kontrollin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

Prishtinë, 28 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 32-të me radhë gjatë të cilës ka miratuar dy vendime.

Në vendimin e parë ajo miratoi masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19, të cilat mund t’i gjeni të plota në dokumentin e bashkëngjitur.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të njëjtin vend, dhe në të cilat ruajta e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një rrezik në rritje të transmetimit të virusit.

Qeveria po ashtu ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e përkohshëm të 422 (katërqind e njëzet e dy) profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës (mjekë, infermierë dhe laborantë) për menaxhimin e situatës me COVID-19, për tre muaj, me mundësi të vazhdimit edhe për tre muaj tjerë shtesë, në shumë totale deri në 1,332,000 € (një milion e treqind e tridhjetë e dy mijë euro).

Me këtë rast, numri total i punëtorëve shtesë shëndetësorë që janë angazhuar që nga qershori i këtij viti arrin në 2000.  

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)