16 Prill 2024

Qasja e barabartë në shërbime shëndetësore është e drejtë fundamentale

Prishtinë, 10 dhjetor - Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Kosovë vazhdojnë të përballen me probleme rrënjësore në realizimin e të drejtave të tyre fundamentale. Hulumtimet e ndryshme tregojnë që këto komunitete janë të privuar nga shumë të drejta njerëzore duke filluar  nga qasja në ujë të pijshëm, deri tek qasja në shërbime shëndetësore, shkollimi dhe punësimi.

Sipas Anketës së Treguesve të Shumëfishtë (MICS 2020), për nga nataliteti në Kosovë, për çdo 1000 lindje të gjalla, 16 fëmijë vdesin para se të mbushin ditëlindjen e tyre të parë (70% e tyre vdesin brenda muajit të parë të jetës). Për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas, numri përkatës është 27 fëmijë (80% brenda muajit të parë të jetës) të cilët nuk jetojnë deri në ditëlindjen e tyre të parë. Në anën tjetër, shkalla e imunizimit të plotë për fëmijët deri në moshën 2 vjeçare që vijnë nga këto komunitete nuk arrin as 38%.

Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të jetojnë një jetë të dinjitetshme dhe tu respektohet integriteti personal, pa marrë parasysh prapavijën e tyre etnike apo socio-ekonomike. AMC do të angazhohet në luftimin dhe parandalimin e diskriminimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas, dhe popullësisë së përgjithshme në Kosovë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)