11 Dhjetor 2018

Punonjësit e Institutit Special në Shtime hynë në grevë

Shtime, 16 prill - Nga sot, punonjësit e Institutit Special në Shtime (ISSH) kanë hyrë në grevë për shkak të mos realizimi të kërkesave të tyre legjitime.

Organizimin e grevës, sipas kërkesës së punonjësve, e ka bërë Sindikata e Shërbyesve Civilë në Institutin Special në Shtime, të cilët kërkojnë që të trajtohen në mënyrë specifike të drejtat e tyre në punë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) si dhe nga institucionet më të larta të vendit.

Pas shumë kërkesave të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të punës dhe të drejtave të cilat duhet t’i kenë, duke marrë për bazë rrethanat në të cilat  punojnë dhe të drejtën e trajtimit të barabartë dhe mos diskriminim në pagesa, punonjësit e ISSH-së kanë marrë vendim që përmes formave sindikate të realizojnë të drejtat e tyre edhe përmes grevës.

Kërkesat konkrete të punonjësve të ISSH-së janë si në vijim:
1.    Trajtimi i rrezikshmërisë në punë,
2.    Trajtimi i kohës së qëndrimit në punë në 24 orë,
3.    Nivelimi i pagesave të kujdestarisë,
4.    Llogaritja e 50 eurove shtesë në pagën bazë të punonjësve,
5.    Pagesat jubilare, që burojnë nga kontrata kolektive dhe nga Ligji i shërbimin civil të Kosovës.

Duke e vlerësuar punën e këtij institucioni dhe punonjësve të tij me specifikat që i ka e konsiderojmë së kërkesat e punonjësve të ISSH-së janë të drejta dhe të arsyeshme.

Gatishmëria e punonjësve për të dhënë kontributin e tyre është shpreh si vullnet i lartë dhe sakrifikues në punë, edhe për kundër se ka vështirësi reale dhe objektive gjatë ushtrimit të detyrave në punë.

Rrezikshmëria në punë është specifike për këtë institut, ku ka pasur helmim të punëtorëve të institutit, të dokumentuar me ekspertizë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe se nuk janë ndërmarrë masa mbrojtëse apo edhe të rrezikshmërisë.

Po ashtu, në kuadër të këtij instituti ekzistojnë dy shërbime të ndara, ku kompensimi në paga është i ndryshëm, edhe pse puna bëhet njëjtë.
Gjithashtu, përfshirja e 50 eurove si shtesë të jetë e përfshirë në pagën bazë të këtyre punonjësve.

Edhe pagesat jubilare t’i marrin këta punonjës, që deri më tani iu kanë refuzuar, edhe pse janë të parapara edhe në kontratën kolektive dhe në Ligjin e shërbimit civil të Kosovës.

Sindikata e Shërbyesve Civilë në ISSH kërkon që në kohën sa më të shkurtër institucionet përkatëse, gjegjësisht MPMS që t’i analizojë me vëmendje të posaçme kërkesat legjitime të këtyre punonjësve dhe të marrë vendim pozitiv për t’i realizuar këto kërkesa, për të cilat kanë qenë të njoftuar çdo herë përfaqësuesit e MPMS-së dhe institucione tjera të Kosovës.

Mos gatishmëria dhe injorimi i kërkesave të punonjësve të ISSH-së nga institucionet vendimmarrëse i ka detyruar këta punonjës që të marrin vendimin për grevë, -si të vetmen rrugë që iu ka mbetur për t’i realizuar kërkesat e tyre.

Vendosmëria e punonjësve për grevë është e fuqishme deri në realizimin e kërkesave të tyre.




Kalendari

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2018 - Organi Shqyrtues i Prokurimit fillon me transmetim të drejtpërdrejtë “live stream” të sesioneve të tij, një hap ky në drejtim të një qasjeje më transparente nga ana e këtij institucioni. (Zyra e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ish-Banka e Lubjanës, kati i 5-të, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Komuna e Gjakoves hapin Librin e Zisë, në nderim të Presidentit George H.W. BUSH. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Rahovecit. (Rruga kryesore në fshatin Zaqisht të Rahovecit, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të diskutojë me nxënësit e shkollave të mesme me temë "Të mbështesë ndryshimin kulturor: roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes".  (Kafiteria Dit' e Nat', ora 10:00)

- Kompania vendore 'Produktet Natyrale të Kosovës' organizon ceremoninë e inaugurimit të linjës së re me teknologji të avancuar për përpunimin e farave të kungullit. (Fabrika 'Produktet Natyrale të Kosovës' në fshatin Loxhë në Pejë, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës të mbajë konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat. (Zyret te BSPK, së ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ngjarjen vjetore të shpërblimeve në kuadër të projektit “Leja prindërore për barazi gjinore” që financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze. (Libraria Dukagjini, ora 11:00)

- Mbahet tryeza në të cilën do të diskutohet për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 11:00)

- Asociacioni i Arkitektektëve të Kosovës dhe Komunës së Gjilanit bën prezantimin e “Bienales së Arkitekturës 2018”, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit dhe arkitektët në nivel Kosove dhe ata regjional. (Gjilan, ora 13:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për shtyp me temë “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve. (Resource Center Kosovo, në lagjen Pejton, në zyre të Forumit për Iniciativa Qytetare, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të organizoj tryezen e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë, për të cilën do të flasin nënkryetarët Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani. (Zyrat e PSD-së, në lagjen "Arbëria", ora 14:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në prag të përfundimit të vitit 2018, organizon ngjarjen vjetore për shënimin e të arriturave në vetëqeverisjen lokale në Kosovë si dhe të prezantojë orientimet për vitin e ardhshëm. (Sheshi 21, ora 18:00)