16 Prill 2024

Punëtorët e BERZH nisin iniciativën për ta mbështetur Action for Mothers and Children

Prishtinë, 3 shkurt - Punëtorët e zyres së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Prishtinë, kanë nisur një fushatë bamirëse në kuadër të programit të kësaj organizate ‘Iniciativa për Komunitet’.

Fushata ka për qëllim ta ndihmojë komunitetin në Kosovë, duke ndihmuar Action for Mothers and Children për të ngritur fonde për implementin e programeve tona.

Të gjitha fondet që do të ngriten gjatë kësaj fushate përgjatë vitit 2020, pas plotësimit të kritereve raportuese, do të dyfishohen nga BERZH deri në vlerën 50 mijë euro, falë kësaj nisme të punëtorëve të BERZH-it.

Në një takim të përbashkët në mes AMC-së dhe BERZH-it, u diskutuan shumë ide se si do të ngriten fonde përgjatë këtij viti si dhe u dakorduam që t’i bashkërendojmë aktivitetet tona me qëllim që të jemi sa më efikas dhe të ngrisim sa më shumë fonde.
 
Action for Mothers and Children angazhohet vazhdimisht përmes projekteve e programeve të ndryshme për ta zvogëluar numrin e vdekshmërisë së foshnjave dhe përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
 
Të gjitha fondet që do të ngriten përgjatë vitit 2020 do të ndihmojnë programet e ndryshme që AMC është duke i implementuar, por fokus të veçantë do t’i jipet fuqizimit dhe zgjerimit të Qendrave Informative për Shëndetin e Grave, duke i hapur këto qendra edhe në Komuna të reja të Kosovës, si dhe do të ndihmohen institucione të ndryshme shëndetësore me pajisje të reja shëndetësore dhe medikamente.
 
AMC është jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj punëtorëve të BERZH-it që kanë përzgjedhur ta mbështesin organizatën tonë këtë vit, duke na ndihmuar kështu të përmbushim misionin tonë për përmirësimin e jetës së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)