28 Mars 2024

Publikohet studimi strukturës të emergjencave pediatrike

Prishtinë, 7 korrik - Në qendrën e Telemjekësisë kosovare është bërë publikimi i rezultateve të Studimit të strukturës së rasteve të emergjencave pediatriKe në  Qendrën Emergjente të QKUK-së.

Studimi është përkrahur nga Projekti i Amerikan Health Alliance (AIHA).

 Në emër të AIHA, prezantimin e rezultateve të hulumtimit i bëri dr Ilir Hoxha , i cili mes tjerash theksoi se  studimi i strukturës së rasteve të Emergjencës Pediatrike në QKUK është bërë për periudhën gjashtëmujore nga 1 janari deri më 8 Qershor 2011.

Sipas tij  në këtë periudhë kohore në kuadër të Qendrës Emergjente ka pasur gjithsej 3.092 raste pediatrike, apo 14.72 të rasteve të përgjithshme.

“Pjesa më  e madhe e rasteve të cilave u është ofruar shërbimi në Qendrën Emergjente të QKUK-së vijnë nga Komuna e Prishtinës dhe komunat e tjera të rajonit të Prishtinës, po ashtu është vërejtur një numër i rasteve edhe nga rajoni i Mitrovicës” theksoi dr Hoxha. 

Ai tha se mbi gjysma e fëmijëve të trajtuar janë nën moshën 5 vjeçe dhe i përkasin gjinisë mashkullore.  Dr Hoxha pohoi se pjesa dërmuese e rasteve të emergjencës pediatrike hyjnë në kategorinë e lëndimeve, po ashtu ka një numër të madh të rasteve që nuk mund të përcaktohet diagnoza, përderisa ka pasur pak raste të fëmijëve me probleme të traktit digjestiv dhe çrregullime muskulore-skeletore.

Në emër të AIHA-s  foli dr Lulzim Çela, i cili tha se  ky studim ka filluar pasi që është duke u punuar për funksionalizimin e Emergjencës Pediatirke në kudër të Klinikës së Pediatrisë dhe përmes tij do të jepet një pasqyrë se sa ka raste të fëmijë që aktualisht trajtohen në kuadër të Qendrës Emergjente. 

Sipas tij, ky studim do tu shërbejë institucioneve vendimmarrëse, përderisa i njëjti është realizuar për kohë të shkurtër dhe është realizuar në mungesë të Sistemit Informativ  Shëndetësorë.

Në studim janë përfshirë fëmijë nga mosha 0-5 vjet, 6- 0 vjet dhe 11- 15 vjet. Hulumtimi pasqyron të gjitha raste e ndara sipas komunave.

Në fund të prezantimit pasojë debati, ku të pranishmit patën rastin të japin sugjerimet e tyre. Ky projekt  është përkrahur nga AIHA- dhe USAID në kuadër të projektit “ Partneriteti për Përmirësimin e Shëndetit të Grave dhe Fëmijëve në Kosovë”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)