01 Shkurt 2023

Publikohet “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë

Prishtinë, 20 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë TM2 2021 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 805 familje me gjithsej 102 958 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 496 familje. 

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 144 587 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 403 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 606 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 74 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 168 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 205 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 607 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 790 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 983 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë janë 2 602 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 416 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 37 892 përfitues. Ndërsa nga skema e viktimave civile janë 934 përfitues.

Ndërsa janë braktisur 4 fëmijë gjatë TM2 2021.

Për më shumë informata lidhur me “Statistikat e Mirëqenies Sociale", vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/shendetesia-dhe-mireqenia-sociale

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)