07 Tetor 2022

Publikohen Politikat Rekomanduese për Shëndetin e Fëmijëve

Prishtinë, 17 dhjetor - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka publikuar Politikën Rekomanduese për Mbrojtjen e Shëndetit të Fëmijëve, përmes të cilës kërkon vendosjen e shëndetit të fëmijëve në qendër të prioriteteve dhe të veprimeve në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorive Komunale për Shëndetësi. Politika Rekomanduese u hartua nga Grupit Tematik për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shëndetësi, në kuadër të KOMF.

Kjo Politikë Rekomanduese u publikua përmes konferencës për media, ku pjesë e panelit ishin Arsim Berisha, Zv. Ministër i Shëndetësisë, Donjetë Kelmendi, Drejtoreshë Ekzekutive në KOMF, Muhamet Arifi, Drejtor Ekzekutiv në Balkan Sunflowers dhe Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Donjetë Kelmendi nga KOMF tha që vlerëson nismat e Ministrisë së Shëndetësisë për hartim dhe plotësim – ndryshim të legjislacionit, por konsideron se investimet e ulëta në sektorin e shëndetësisë pengojnë zbatimin e legjislacionit duke rrezikuar shëndetin e fëmijëve.

Arsim Berisha, zv Ministër i Shëndetësisë tha që kjo Ministri shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me shoqërinë civile dhe se do të adresoj çështjet e ngritura në kuadër të Politikës Rekomanduese.

Muhamet Arifi nga organizata anëtare e KOMF, Balkan Sunflowers, prezantoi të dhëna për gjendjen e shëndetit të fëmijëve dhe nënave nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Shqetësuese mbetet imunizimi i ulët, vizitat shëndetësore para, gjatë dhe pas shtatzënisë dhe shkalla e vdekshmërisë së foshnjave.

Vlorian Molliqaj nga organizata anëtare e KOMF, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë tha që sipas të gjitha studimeve pandemia Covid-19 ka rënduar shëndetin e nënave dhe fëmijëve dhe pasojat do të fillojnë të shfaqen, prandaj kjo Politikë vjen në kohën e duhur. Molliqaj u bëri thirrje grave shtatzëna që të vaksinohen me vaksinën kundër Covid-19, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe foshnjave.

Bukurezë Surdulli nga KOMF prezantoi të gjeturat kryesore dhe rekomandimet. Çështjet prioritare të ngritura me këtë Politikë Rekomanduese janë:

Gjidhënia, imunizimi dhe shërbimet shëndetësore për fëmijët në kujdesin parësor

Shërbimet shëndetësore për fëmijët në kujdesin sekondar dhe terciar

Shërbimet shëndetësore për fëmijët e komuniteteve

Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi me narkotikë, duhani, alkooli dhe pijet energjike

Mbrojtja e shëndetit mendor të fëmijëve

Mbrojtja e fëmijëve nga ndotja e ajrit

Furnizimi me barna dhe Lista e Barnave Esenciale

Ligji për Sigurime Shëndetësore

Integrimi i shërbimeve shëndetësore, sociale dhe arsimore

Blerja e shërbimeve shëndetësore nga sektori jo qeveritar dhe privat

KOMF kërkon vëmendje dhe ndërhyrje të menjëhershme në çështjet e adresuara në këtë politikë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe rekomandon fuqishëm Ministrinë e Shëndetësisë dhe Drejtoritë Komunale për Shëndetësi që të rrisin investimet në sektorin e shëndetësisë, me qëllim implementimin dhe zbatimin e reformave dhe politikave në këtë sektor, të cilat ndikojnë në sigurimin e shërbimeve cilësore për fëmijë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)