19 Prill 2024

Prishtina me platformë të re për shëndetin mendor

Prishtinë, 27 prill - Organizatat jo qeveritare Social Lab dhe Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë lansuar platformën Fol Shlirë ditë më parë.

Fol Shlirë është chat anonim, me vullnetarë të trajnuar për të dhënë ndihmë dhe siguri në kohën e pandemisë tek të gjithë ata që mund të jenë duke përjetuar stres dhe ankth si pasojë e izolimit dhe Covid-19.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të përfitojnë nga platforma mund të kyçen në uebfaqen: folshlire.online

Shërbimi i ndihmës së parë psikologjike është falas, anonim dhe orari i punës është nga ora 10:00 deri në 18:00.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)