28 Mars 2024

Prezantohet raporti për keqpërdorimet milionëshe me blerjen e barnave

Prishtinë, 29 maj - Instituti “Columbus” bën prezantimin e raportit "Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike - Blerjet e barnave të listës esenciale shumëfish më shtrenjtë sesa çmimet në treg".

 Ky raport nxjerr në pah keqpërdorimet milionëshe me blerjen e barnave të listës esenciale dhe materialit shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë, nga viti 2016.

Përveç prezantimit të versionit të shtypur të raportit, me këtë rast do të shfaqet edhe dokumentari "Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike" i realizuar nga instituti “Columbus”.

 Pjesëmarrës në këtë prezantim do të jenë: ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përfaqësues të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, të Agjencisë Kundër Korrupsionit, të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, e përfaqësues të tjerë të institucioneve relevante në fushën e prokurimit të barnave.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)