29 Mars 2024

Pranimi i specializantëve të rinj është hapi më i madh që është bërë në shëndetësi

Prishtinë, 22 tetor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bëri të ditur faktin e përmbylljes së procesit për pranimin e specializantëve të rinj, të cilin e konsideroi si hapin më të madh të bërë në shëndetësi.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti, ka falënderuar ministrin Zemaj dhe Bordin Specialistik për punën shumë të rëndësishme që kanë arritur ta përfundojnë në afat rekord.

“Unë jam i nderuar që sot publikisht promovojmë dhe bëjmë të ditur përfundimin e kësaj pune, pra përzgjedhjen e specializimeve, si dhe besoj se është hapi më i madh që është bërë në shëndetësi në 4-5 vitet e fundit për të krijuar kapacitetet e nevojshme në institucionet tona shëndetësore, dhe për të plotësuar standardet që të ofrohen shërbime të nevojshme për qytetarë”, u shpreh Kryeministri Hoti.

Më tej, Kryeministri Hoti tha se krahas kompletimit të bazës ligjore, ristrukturimit të të gjitha institucioneve shëndetësore, po krijohen baza të mira për planifikim dhe zhvillim afatgjatë të sektorit të shëndetësisë, e cila është një punë shumë e madhe krahas një barre të madhe që ka ministri dhe të gjitha institucionet shëndetësore në menaxhimin e pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se Qeveria e Kosovës si një nga prioritet e saj ka pasur zgjidhjen e problemit të specializimeve, diçka që i ka munguar Kosovës për 5 vjet.

“E falënderoi kryeministrin Hoti për mirëkuptimin që ka pasur për mjekët e rinj, duke vendosur që të shtohen edhe 400 mjek në këtë proces të specializimit, që ka çuar numrin në 1500”, theksoi Ministri Zemaj.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)