28 Mars 2024

Polonia i dhuron ndihmë mjekësore Kosovës në reagim ndaj pandemisë

Prishtinë, 22 maj - Në kuadër të reagimit të aleatëve të NATO-s ndaj pandemisë COVID-19, sot, kontigjenti ushtarak i Polonisë që vepron në kuadër të misionit të KFOR-it të NATO-s iu ka shpërndarë institucioneve të shëndetit në Kosovë pajisje higjienike dhe për mbrojtje personale.

Kjo dërgesë është pjesë e donacionit nga zyra e kryetarit të Republikës së Polonisë. Ajo përfshin 50.000 maska për fytyrë dhe 1000 litra dezinfektues, të cilat u bartën më 18 maj me aeroplanin ushtarak C-295M Casa të Forcave ajrore polake.

Ushtarët e Brigadës së 25-të të kalorësisë ajrore së ushtrisë polake, pjesë e komandës rajonale-lindje të KFOR-it, vazhdimisht mbajtën lidhje me QSKUK dhe me Qendrën e Mjekësisë në Shtërpce për ta mundësuar këtë dërgesë.

 Të dy përfituesit luajnë rol të rëndësishëm duke ofruar kujdes shëndetësor.

E para është institucioni kryesor në Kosovë, gjersa e dyta iu ofron ndihmë mjekësore pothuajse 14.000 qytetarë të komuniteteve serbe dhe shqiptare dhe ka pasur bashkëpunim të gjatë me ekipin polak ndërlidhës dhe monitorues të vendosur atje.

KFOR-i ka ofruar mbështetje logjistike për shkarkimin dhe shpërndarjen e dërgesës së dhuruar.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)