27 Janar 2021

Policia shqipton 173 tiketa për personat që nuk i respektojnë masat ndaj Covid 19

Prizren, 25 nëntor - Duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19, Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat  tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 173 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 89 lokale dhe janë vizituar 43 persona të cilët gjendet në vet izolim.

Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar edhe 117 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

Duke e ditur se Prizreni është një qendër kulturore dhe historike, frekuentohet nga shumë vizitorë nga jashtë e nga rajonet tjera të Kosovës, andaj te një pjesë e tyre policia ka dhënë rekomandime dhe vërejtje që të njëjtit gjatë vizitës në Prizren të marrin edhe masat mbrojtëse siç janë maskat.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)