20 Prill 2024

Pjesëtarët e FSK-së dhurojnë gjak në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut

Prishtinë, 14 qershor - Sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë u  shënua  14 Qershori,  Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut.

Aktivitetit të dhurimit  të gjakut iu bashkuan edhe 60 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), duke dëshmuar edhe një herë së pjesëtarët e  FSK-së janë ndër dhuruesit më të rregullt  të gjakut.

Me këtë rast, shefi i Departamentit të Planifikimeve, kolonel Sefer Isufi,  para mediave dhe të pranishmeve, duke u bazuar në misionin dhe detyrat e  institucionit të FSK-së, shprehi gatishmërinë e pjesëtarëve të FSK-së në mbështetje të qytetarëve të vendit: ,,Pjesëtarët e FSK-së  janë të përkushtuar në ofrimin e mundësive të tyre fizike dhe profesionale, në përmbushjen e misionit të tyre të shenjtë në mbështetje të qytetarëve.

Edhe ky aksion, të cilit sot  i jemi bashkuar rreth  60 pjesëtarë, është në vazhdën e mbështetjes së institucioneve tona dhe qytetarëve të vendit ”.

Ndërsa, drejtoresha e  QKKTGJ-së Dr. Bukurije Zhubi vlerësoi lart interesimin  e shumë qytetarëve dhe sidomos të pjesëtarëve të dy institucioneve të sigurisë, FSK-së dhe Policisë së Kosovës, të cilët çdoherë u janë përgjigjur pa hezitim kërkesave për dhurimin  e gjakut.

“Jemi mbledhur këtu për të shënuar këtë ditë me një manifestim kaq të madh, të cilin e madhështon edhe më shumë prania e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, që gjithherë është kënaqësi t’i kemi në mesin tonë”, shprehet drejtoresha e QKKTGJ-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Kompaninë e Mjekësisë dhe  Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ( QKKTGJ ), dy herë në vit organizon aktivitetin humanitar të dhurimit të gjakut, ku me vullnetin e mirë dhe gatishmërinë që tregojnë pjesëtarët e FSK-së arrijnë që të grumbullojë mbi 1000 ( njëmijë)  doza gjak, të cilat i dhurohen Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për nevojat e pacientëve në spitalet tona.

Dita Botërorë e Dhurimit të Gjakut shënohet çdo vit në Kosovë. Këtë vit, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë e kanë organizuar këtë aktivitet, me qëllim të vetëdijesimit dhe sensibilizimit të popullatës  për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetët e të gjithë atyre që kanë nevojë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)