28 Mars 2024

Përurohet qendra moderne për të moshuarit në Prishtinë

Prishtinë, 22 mars - Kryetari Shpend Ahmeti së bashku me ekipin e tij përuruan sot Qendrën e të Moshuarve, në objektin e renovuar ku dikur ishte Qendra nr.1 e Mjekësisë Familjare.

Një qendër e tillë është bërë për herë të parë në Prishtinë, si pilot-projekt, dhe nëse funksionon si ide do të hapen edhe dy të tjera.

Ka kapacitet për 60-65 persona, dhe ka hapësira të ndryshme për pushim e socializim. Brenda qendrës janë edhe këndet e leximit, këndet e lojërave, këndet për punë dorë, këndet e pushimit, si dhe hapësirat e veçanta për përcjelljen e kanaleve televizive.

Që nga java e ardhshme, Qendra do të jetë e hapur dhe do të mund të shfrytëzohet nga të moshuarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)