06 Prill 2020

Përurohet aparatura e re në Klinikën e Kirurgjisë Torakale

Prishtinë, 15 gusht - Klinika e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është pajisur me aparaturën torakoskopi me video asistim(VATS), në vlerë 64 mijë euro, me këtë aparaturë rritet cilësia dhe siguria e ndërhyrjes, zvogëlohet mundësia për infeksione dhe përshpejtohet koha e rehabilitimit të pacientit.

Përurimin e kësaj aparature e kanë bërë, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu dhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, dr. Saudin Maliqi.

Drejtori i SHSKUK, Basri Sejdiu u shpreh se po punohet në përmirësim të infrastrukturës dhe blerjen e pajisjeve të reja në mënyrë që pacientët të marrin shërbimet  e nevojshme.

Sipas tij, qëllimi i krejt kësaj është që të shkohet drejt një mjekësie moderne, në përmirësim të infrastrukturës  synohet të rritet gama e shërbimeve shëndetësore.

Dr. Saudin Maliqi, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, theksoi se kjo është aparatura më bashkëkohore që mundëson edhe kamera me rezolucion të lartë dhe përmes kësaj bëhet ndërhyrje me kirurgji minimale invazive.

Ai njoftoi se një pjesë e stafit ka ka kryer trajnimet  e nevojshme, përderisa pjesa tjetër e stafit do të kryejnë trajnime jashtë vendi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)