18 Prill 2024

Përmes implantit koklearë 10 fëmijëve u kthehet dëgjimi

Prishtinë, 6 dhjetor - Falë donacionit nga Arabia Saudite, 10 fëmijëve nga Kosova përmes implantit koklearë u kthehet dëgjimi. 


Me moton “Dëgjoje dhe përjetoje jetën”, për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Otorinolaringologjisë, është bërë implanti koklearë tek fëmijët me shurdhim total dhe të pjesshëm.

Implantet janë vendosur nga  Prof. dr. Mazem Al Hajri nga Emiratet e Bashkuara, të asistuar edhe nga mjekët vendas, përderisa i tërë projekti është mbështetur nga Shoqata Humanitare Gjysmë Hëna e Kuqe dhe organizata të tjera nga Katari dhe Arabia Saudite.

Ekipi mbështetës i anestezionit në tërësi ka qenë i përbërë nga stafi i anesteziologëve dhe anestezistëve të Klinikës së ORL-së.

Ditën e djeshme janë vënë 2 implante, sot 4 të tilla, përderisa implantet do të vazhdojnë të bëhen edhe ditën e nesërme, për të arritur në 10 numri i fëmijëve që do të përfitojnë nga ky projekt.

Prof. Mazem Al Hajri, i cili ka ardhur nga Arabia Saudite, për të bërë impiantet,  tha se ndihet i lumtur që ka pasur mundësi të ndihmojë fëmijët e Kosovës dhe Kosovën në përgjithësi. Ai tha se përmes kontakteve që ka pasur me shoqatat e ndryshme humanitare  është kërkuar ndihma e tij dhe ai nuk ka hezituar të ndihmojë fëmijët në Kosovë.

Sipas tij, në intervenimet e realizuara në Kosovë gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur probleme. 

Ai sqaroi se në vendin prej nga ai vjen i kushtohet shumë rëndësi fëmijëve që kanë probleme me dëgjim dhe investimet janë të mëdha në këtë drejtim. Prof. Al  Hajri, premtoi se edhe në të ardhmen do të angazhohet për të ndihmuar fëmijët e Kosovës që kanë probleme të tilla.

Në emër të QKUK-së, foli Dr. N exhmedin Shala, ndihmësdrejtor ekzekutiv për shëndetësi, i cili falënderoj donatorët për ndihmesën e dhënë për fëmijët e Kosovës, duke shtuar se ky kjo ndërhyrje realizohet për herë të parë në QKUK dhe QKUK po bënë përpjekje që ky shërbim në të ardhmen të ofrohet nga QKUK, por është mjaft i kushtueshëm financiarisht.

Dr. Hajdin Thaçi, drejtor i Klinikës së Otorinolaringologjisë, sqaroi se deri tani janë kryer 6 implante kokleare, përderisa nesër pritet finalizimi i tërësishëm i projektit.

“ Përmes implantit kokleare do të ndihmojë fëmijët që kanë probleme me dëgjim dhe që kanë të dëmtuar qelizat, përmes implantit  do të tejkalohet ky problem”, sqaroi ai.

Fëmijëve që u është bërë implanti koklearë, do tu duhet disa javë rehabilitim dhe trajtim nga ana e logopedit, në mënyrë që tu kthehet dëgjimi i tërësishëm dhe rehabilitimi në të folur.  Vlera e tërësishme e projektit përafërsisht llogarite të jetë rreth 200.000 euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)