28 Mars 2024

Për 9 muaj SHSKUK ka kursyer 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen

Prishtinë, 10 dhjetor - Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka deklaruar se për 9 muaj ka kursyer mbi 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen.

Këto kursime sipas SHSKUK u mundësuan falë investimeve të bëra në QKUK dhe spitalete përgjithshme për instalim të rezervuareve të oksigjenit, duke mundësuar furnizimin me oksigjen të lëngshëm dhe duke hequr nga përdorimi cilindrat (bombolat e oksigjenit) të cilat kanë shkaktuar shpenzime shumë më të mëdha, furnizimi ka qenë më i vështirë, sidomos në spitalet  e përgjithshme që nuk kanë pasur rezervuare të furnizimit të lëngshëm me oksigjen.

Në një raport/analizë të shpenzimeve të oksigjenit të lëngët për periudhën 9 mujore të vitit 2021 (janar-shtator 2021) rezulton se vetëm në spitalet e përgjithsme janë shpenzuar rreth 900 mijë L oksigjen (e shprehur në vlerë financiare rreth 400 mijë Euro).

Nëse nuk do të ishin instaluar cryo-tanket, ShSKUK do të shpenzonte rreth 2  milion euro për oksigjen të gazët me bombola,  pra vetëm për 9 muaj në spitalet e përgjithshme (pa llogaritur fare këtu QKUK) pra, janë kursyer mbi 1.5 milion Euro në furnizimet me oksigjen.

Poashtu, këto kursime u mundësuan edhe falë zgjerimit  me oksigjen qendror në dhomat e pacientëve si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

ShSKUK ka instaluar rezervoarët për furnizim me oskigjen të lëngët në të gjitha spitalet e përgjithshme, ndërkohë ka rritur kapacietet edhe në QKUK.

Nga kapaciteti 20 ton që kishte në QKUK, tashmë ka 35 ton, kurse në spitalet e përgjithshem që nuk kishte fare, tashmë ka kapacitet për furnizim me 55 ton me oksigjen të lëngshëm. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)