25 Prill 2024

Për 3 javë në QKUK kryhen 80 koronarografi dhe 7 stentimet

Prishtinë, 24 tetor - Pas rregullimit të aparatit të koronarografisë, në Klinikën e Kardiologjisë, përkatësisht në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive, janë kryer 80 koronarografi dhe 7 stentime, 2 prej të cilave gjatë ditës së sotme.

Zëdhësi i QKUK-së Shpend Fazliu ka thënë se pacientët që kanë përfituar gjatë ditës së sotme janë Nurije Latifi (1944) nga Prevesha, të cilës fillimisht i ishte bërë koronarografia dhe ishte konstatuar se ka të mbyllur nyjet koronare dhe i është bërë edhe stentimi.

Fazliu ka theksuar se pacienti i dytë që ka përfituar është Hamdi Berisha nga Drenasi.

"Brenda dite po kryhen 7 deri në 8 koronarografi, përderisa Klinika e Kardiologjisë ka bërë kërkesë për furnizim me barna dhe material shpenzues, përfshirë edhe stentat dhe pas furnizimit që pritet të ndodhë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, pritet që të fillojnë intervenimet e para tek rastet e infarkteve akute", ka thënë Fazliu.

Stentimet e bëra gjatë ditës së sotme janë kryer nga Dr. Sami Gjoka dhe Dr. Agim Krasniqi, përderisa në stentimet e tjera janë përfshirë edhe mjekë të tjerë të Shërbimit të Kardiologjisë Invazive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)