26 Prill 2024

Pacientja qëndroi 47 ditë pa vetëdije, u mjekua me sukses

Prishtinë, 6 prill - Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot është prezantuar rasti  i trajtimit të suksesshëm të pacientes Fikrije Kazazi(1953), e cila në gjendje kome  para 3 muajsh ishte pranuar  për trajtim në Klinikën Infektive. Pas 47 ditësh pa vetëdije dhe  më shumë se 3 muajve të trajtimit në Klinikën Infektive tani pacientja ka gjendje të përmirësuar shëndetësore dhe pritet të lirohet për trajtim shtëpiak. 

Prof.dr. Shemsedin Dreshaj, Drejtor i Klinikës Infektive, tha se me datën 21.01.2012, pacientja ishte liruar nga Qendra Klinike Universitare e Shkupit me gjendje kome pa shpresa për jetën dhe ishte lëshuar për trajtim shtëpiak.

“Të njëjtën ditë e sëmura sillet në QKUK , në Emergjencë prej ku pa konsultimit te infektologut transferohet ne Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive,  ku në gjendje të pavetëdijshme trajtohet nga data  21.01- 2012 deri më 07.03 2012, nga  tuberkulozë e  trurit”

Sipas tij, pacientja kishte ardhur pa ndonjë diagnozë të përcaktuar më herët, por  pas  shtrirjes në Klinikë kishte filluar trajtimin me terapi etiologjike, pezmatim i trurit dhe ishte vërtetuara se bëhej fjalë për tuberkulozë në tru  dhe si rezultatet i efektit të kësaj terapie, e sëmura është e vetëdijshme dhe e aftë për jetë normale.

“ Pacientja tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet për në shtëpi për të vazhduar trajtimin shtëpiak, jo çdo gjë e importuar  është me vlerë dhe jo çdo gjë vendore nuk vlen, Klinika Infektive posedon me staf të përgatitur profesional”

Sipas tij, në Klinikën Infektive  me TBC të trurit dhe mushkërive  brenda viti trajtohen 20-30 raste, përderisa para luftës numri ka qenë më i  madh.

Pacientja Fikrije Kazazi ,  e cila pas më shumë se tre muaji të trajtimit  kishte pasur mundësi të takoi familjarët e saj,  nuk e fshehu gëzimin dhe lavdatat për stafin mjekësor.  E emocionuar që pas një kohe të gjatë po i kthehej jetës normale, ajo nuk u zgjatë më shumë, por u çmallë duke biseduar me vajzën e saj dhe familjarët  e tjerë.

Në emër të familjarëve foli vajza e saj Eldiona Kazasi, e cila tha se   nënën e saj e kanë pasur për trajtim edhe jashtë vendi por nuk ka pasur sukses.
 “Falënderojë stafin që ka bërë çmos për tu përkujdesur për nënën time dhe tani falë punës së mjekëve  është në gjendje të mirë shëndetësore”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)