19 Prill 2024

Onkologët nga Tirana qëndrojnë në Kosovë

Prishtinë, 16 mars - Një delegacion i onkologëve nga Qendra Spitalore Universitare e Tiranës ka zhvilluar një vizitë pune në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është takuar me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Delegacioni nga Tiranë në përbërje të së cilit ishin prof. Dr. Agim Sallaku , shef i Spitalit Onkologjik të QSU të Tiranës, dr. Astrit Aliahmetaj dhe znj. Lulzime Daci, në takimin me zëvendësministren e Shëndetësisë Mybera Mustafa dhe kreun e QKUK-së, Ali Sadriu, kanë biseduar për qëllimin e MSh-së për funksionalizimin e Institutit Onkologjik të Kosovës si dhe për mundësitë e asistencës teknike e profesionale nga Tirana në funksionalizimin e shpejtë të tij.

Në këto takime është biseduar për nevojën e ndihmës së QSU të Tiranës për QKUK-në për trajnimin e personelit për dhënien e kimioterapisë dhe po ashtu edhe për aplikimin e radioterapisë.

Delegacioni nga Tirana, pasi t’i analizojë çështjet të cilat janë inspektuar në Institutin Onkologjik dhe ato të diskutuara me zyrtarët kosovarë së bashku, do t’i përgatis rekomandimet lidhur me funksionalizimin e Institutit të Onkologjisë në Kosovë, në mënyrë që përfundimisht të startojë me punë ky institut, gjegjësisht të fillojë aplikimi i radioterapisë në Kosovë.

Pritet që pas rekomandimeve që do të jepen, dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes midis QKUK-Kosovë dhe QSUT- Shqipëri, të caktohet edhe koha kur instituti Onkologjik do të startojë me punë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)