18 Tetor 2018

OBSH synon të ndalojë yndyrnat e pangopura në ushqimin e përpunuar

Gjenevë, 15 maj - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar një plan të ri për të luftuar përdorimin e yndyrnave të pangopura në industrinë ushqimore.

OBSh-ja thotë se shpreson të shpëtojë rreth 500 mijë jetë njerëzore çdo vit deri në vitin 2023, nëse do të arrijë t'i bindë vendet e ndryshme të mos lejojnë yndyrnat e pangopura në ushqimet e përpunuara.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Ghebreyesus thotë:

"Sot ne po fillojmë një paketë zëvendësimi dhe veprimi për t'i ndihmuar qeveritë në menaxhimin e eliminimit të yndyrnave të pangopura nga oferta ushqimore në vendet e tyre. Me paketën zëvendësuese mund të eleminojmë acidet yndyrore industriale të pangopura nga e gjithë oferta ushqimore globale deri në vitin 2023, pra pas pesë vjetësh".

Yndyrnat e pangopura përdoren zakonisht në prodhimin e ushqimeve të skuqura, të pjekura dhe të përpunuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2018  - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekoroj znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00)  

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” organizon konferencen nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë, e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë salla P38, ora 10:00)

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Komunën e Obiliqit. (Obiliq, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në shënimin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano - Kosovare. (Hotel Emerald, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në "Javën me bizneset e diasporës". (Hoteli Emerald, ora 11:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do prezantojë analizën e publikimit shkencor të profesorëve në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018. (Dit e Nat, ora 12:30)

- Hapet ekspozita e Çmimit Muslim Mulliqi e cila do të mbledh së bashku si artistët Kosovar ashtu edhe ata ndërkombëtar. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- OSBE dhe Ambasada Italiane organizojnë trajnim të avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë. (Ambasada italiane në Prishtinë, ora 16:00)