29 Mars 2024

OBSh paralajmëron rrezik për shpërthimin e ebolës në Kongo

Gjenevë, 14 maj - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se epidemia e fundit e ebolës që ka shpërthyer në Republikën Demokratike të Kongos do të jetë serioze dhe e kushtueshme.

Shpërthimi i ri i ebolës u njoftua katër ditë më parë. Që nga e premtja e kaluar janë raportuar 34 raste, të cilat kanë çuar në 18 të vdekur.

Gianfranco Rotigliano, zyrtar i lartë i UNICEF-it, që po ndihmon në luftën kundër ebolës në RD të Kongos, shprehet:

"Ne po punojmë për të ndihmuar kudo që është e nevojshme për sa u përket objekteve të kujdesit shëndetësor, sepse kjo është diçka shumë e nevojshme për t'u bërë. Pastaj sigurisht është edhe e gjithë puna në komunitet. Duhet t'i bindim njerëzit ta luftojnë ebolën."

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom ka shkuar në RD të Kongos për të drejtuar personalisht ndihmën ndaj autoriteteve kombëtare shëndetësore.

Epidemia e ebolës, që mbërtheu Afrikën Perëndimore në periudhën 2013 deri në 2016, la më shumë se 11 mijë të vdekur nga rreth 30 mijë veta që u prekën nga ky virus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)