05 Tetor 2022

OBSH paralajmëron për rrezik të lartë infektimi nga Omicron

Gjenevë, 30 nëntor - Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit Omicron paraqet rrezik të madh për rritjen e infeksioneve në të gjithë botën.

Në paralajmërimin e saj të fundit, OBSH-ja tha se varianti mund të çojë në pasoja të rënda në disa rajone.

Drejtori i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje për shpërndarjen e vaksinave në vende të varfra.

COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, “nuk ka mbaruar punë me ne”, tha Tedros.

Varianti Omicron u zbulua në Afrikën e Jugut në fillim të këtij muaji. Të dhënat e para sugjerojnë se numri i madh i mutacioneve të tij mund ta ndihmojë atë që të shmangë përgjigjen e sistemit imunitar dhe të rrisë aftësinë e tij për t'u përhapur nga një person në tjetrin.

“Omicron ka një numër të paprecedentë mutacionesh - disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e mundshëm në trajektoren e pandemisë”, tha OBSH-ja.

Tedros tha se shkencëtarët në të gjithë botën po punojnë për të zbuluar nëse varianti i ri lidhet me transmetim më të lartë të koronavirusit dhe me rrezik të riinfktimit. Ai po ashtu tha se studiuesit po shikojnë reagimin e vaksinave ndaj variantit të ri.

Tedros, megjithatë, theksoi se asnjë vdekje deri më tash nuk është lidhur me Omicronin.

Raste të infektimit me këtë variant kanë raportuar tashmë disa vende, përfshirë Kanadanë, Britaninë e Madhe, Portugalinë, Belgjikën, Republikën Çeke dhe Holandën.

Varianti i ri ka bërë që Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të vendosin ndalim udhëtimi në vendet e Afrikës së Jugut - një vendim ky i kritikuar fuqishëm nga presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Japonia ka njoftuar se do t’i mbyllë kufijtë e saj për vizitorët e huaj nga mesnata e së martës, ndërsa Australia ka pezulluar planin e saj për të lehtësuar kufizimet në kufij.

Disa ekspertë shëndetësorë kanë thënë se kufizimet e tilla mund të blejnë kohë për të analizuar variantin e ri dhe për të përshpejtuar programet e vaksinimit.

Rastet e të infektuarve në Afrikën e Jugut ka të ngjarë të kalojnë 10,000 në ditë këtë javë, nga afro 300 dy javë më parë, tha Salim Abdool Karim, ekspert i sëmundjeve infektive në këtë vend.

Ai tha se beson se vaksinat ekzistuese mund të jenë efektive për të penguar Omicronin që të shkaktojë sëmundje të rënda.

Pacientët me Omicron, deri më tash, kanë pasur simptoma kryesisht të lehta, por mjekët paralajmërojnë se është ende herët dhe vërejnë se shumica e rasteve të reja janë te personat në të 20-at dhe të 30-at e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve pret sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dacić ku edhe do të mbahet konferenca për media lidhur me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini. (Objekti i AKB-së, ora 11:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 11:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 59. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)