30 Janar 2023

OBSH paralajmëron për mungesë shiringash

Gjenevë, 10 nëntor - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të martën se një sfidë tjetër po pritej në përpjekjen për të vaksinuar planetin si rezultat i mungesës së shiringave. Pritet të ketë një mungesë prej 1 deri në 2 miliardë shiringa vitin e ardhshëm, njoftoi sot specialistja e OBSH-së, Lisa Hedman.

Vendet më të varfra, të cilat shpesh bëjnë porosi të vogla dhe për këtë arsye nuk kanë përparësi me prodhuesit, mund të preken më tepër.

OBSH-ja u bën thirrje vendeve që të planifikojnë përpara dhe të porosisin në sasi të mëdha, nëse është e mundur, dhe t’i kushtojnë vëmendje asaj kohe gjashtëmujore që shpesh është e nevojshme për prodhuesit.

Në një vit normal, në mbarë botën kryhen 16 miliardë injeksione, sipas vlerësimeve të OBSH-së. Para pandemisë, vaksinimet përbënin 5 deri në 10 përqind, ose deri në 1.6 miliardë. Por 6.8 miliardë doza shtesë të vaksinës Covid-19 janë dhënë në mbarë botën, duke rritur ndjeshëm kërkesën për shiringa, sipas vlerësimeve të OBSH-së.

Shiringat për vaksinimin ndryshojnë nga ato për qëllime të tjera. Ato zakonisht kanë një mekanizëm që siguron përdorimin e tyre vetëm një herë.

Sipas vlerësimeve të OBSH-së, prodhuesit mund të prodhojnë rreth 6 miliardë shiringa në vit. Vendet më të mëdha të eksportit janë India dhe Kina. Kërkesa e vitit të ardhshëm mund të jetë katër deri në shtatë herë më e lartë se kërkesa mesatare para pandemisë.

“Nëse nuk ka shiringa të mjaftueshme për vaksinat, mund të duhet të anashkalohen ndërhyrjet rutinë si ato kundër fruthit, shytave dhe rubeolës”, tha Hedman.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)