28 Mars 2024

OBSH: Numri i vërtetë i vdekjeve nga Covid-19 në botë është afro 15 milionë

Gjenevë, 5 maj - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vlerësuar se pandemia e Covid-19 ka shkaktuar vdekjen e afro 15 milionë njerëzve në mbarë botën.

OBSH pretendon se shumë vende nuk raportuan numrin e të vdekurve nga Covid, por vetëm 5.4 milionë.

Në Indi kishte 4.7 milionë vdekje nga Covid, thotë OBSH, 10 herë më shumë se shifrat zyrtare dhe pothuajse një e treta e vdekjeve nga Covid në nivel global.

OBSH theksoi se shumica e vdekjeve nga Covid mendohej se ishin vdekje të drejtpërdrejta të shkaktuara nga virusi, sesa vdekje indirekte.

Duke folur për shkallën e shifrave, Dr Samira Asma, nga departamenti i të dhënave të OBSH-së, tha:

“Është një tragjedi. Është një shifër e lartë dhe është e rëndësishme për ne që të nderojmë jetët e humbura. Nëse nuk numërojmë të vdekurit, do të humbasim mundësinë për të qenë më të përgatitur për herën tjetër”.

Krahas Indisë, vendet me numrin më të lartë të vdekjeve përfshijnë Rusinë, Indonezinë, SHBA-në, Brazilin, Meksikën dhe Perunë, pretendojnë shifrat e OBSH-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)