18 Prill 2024

OBSH: Masat kundër duhanit mbrojnë 3.8 miliardë njerëz

Gjenevë, 9 korrik - Masat e marra në disa vende të botës për të ndaluar pirjen e duhanit në ambientet publike ose vendosja e fotove mbi paketat e duhanit me organe të sëmura, kanë dhënë efekte pozitive.

Në një raport të saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se masat e kontrollit të duhanit ndihmojë 3.8 miliardë njerëz apo 55% të popullsisë botërore.

Raporti \"Situata globale e duhanit në vitin 2011\", publikuar më 7 korrik në Gjenevë, thekson se në vendet ku zbatohen masat e kontrollit të duhanit, 19 prej tyre vendosin foto me organe të dëmtuara nga pirja e duhanit dhe 31 vende kanë miratuar ligje për të ndaluar duhanin në ambiente publike

Këto dy masa thekson raporti, ndikuan tek 1.7 miliardë njerëz duke shënuar rritje në krahasim me vitin 2009. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)