29 Mars 2024

Numri i vdekjeve nga koronavirusi u rrit në 132

Wuhan, 30 janar - Vazhdojnë evakuimet në shkallë të gjerë të shtetasve të huaj nga Kina për shkak të koronavirusit, ndërkohë që njoftohet se SHBA po shqyrton mundësinë e ndalimit të fluturimeve midis dy vendeve.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë njoftohet se u thanë drejtuesve të linjave ajrore amerikane në një takim se administrata nuk ka vendosur ende nëse do t’i ndalojë fluturimet, por ajo po vazhdon ta vlerësojë situatën.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha në përgjigje të pyetjes së një gazetari se "Departamenti i Shtetit e vlerëson vazhdimisht rrezikun për udhëtarët." Ai shtoi: "Ne do të vazhdojmë vlerësimin e situatës nga ora në orë”.

Ndërsa numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit u rrit në 132, dhe numri i rasteve të konfirmuara ka kaluar shifrën 6,000, duke ia kaluar virusit SARS në vitet 2002-2003, ritmi i evakuimeve nga Kina është përshpejtuar.

Të mërkurën, 206 shtetas japonezë u larguan me avion nga Wuhani, epiqendra e virusit dhe arritën në aeroportin Haneda të Tokios. Katër udhëtarë u dërguan në një spital pas ankesave se ndjeheshin të sëmurë. Në avion kishte personel mjekësor për të kontrolluar pasagjerët para se të hipnin dhe më pas kur avioni u ul në aeroport.

Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se një avion i porositur evakuoi një numër të paidentifikuar amerikanësh nga Wuhani për në Anchorage të Alaskës, ku ata do të ekzaminohen nga mjekët.

Edhe Australia, Zelanda e Re, Franca, Rusia dhe vende të tjera kanë njoftuar plane për evakuimin e shtetasve të tyre nga Wuhani këtë javë.

Përveç rritjes së numrit të vdekjeve, autoritetet kineze thonë se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur në mbi 5.900, duke tejkaluar numrin e njerëzve të infektuar gjatë shpërthimit të virusit SARS ndërmjet 2002-2003 nga i cili gjetën vjekjen 800 njerëz në të gjithë botën.

Autoritetet e kanë vendosur Wuhanin në pothuajse një karantinë, duke ndaluar njerëzit të hyjnë e të dalin nga qyteti, kryeqendër e provincës Hubei.

Disa qytete të tjera të kësaj province po përballen me kufizime të mëdha lëvizjesh. Wuhani po ndërton dy spitale të rinj për të trajtuar numrin në rritje të pacientëve. Virusi besohet të jetë shfaqur në fund të vitit të kaluar në një treg ushqimesh deti në Wuhan, ku shiteshin ilegalisht prodhime të egra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)