29 Mars 2020

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë arrin në 1524

Vuhan, 15 shkurt - Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri, të njohur si COVID-19, është rritur në 1.524, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në vend.

Autoritetet thanë se deri më tani janë raportuar 66.492 raste të konfirmuara, ndërsa në 24 orët e fundit, 143 njerëz kanë vdekur dhe pothuajse 2.280 raste të reja janë zbuluar.

Numri i të prekurve me virusin jashtë territorit kryesor të Kinës është 56 në Hong Kong dhe dhjetë në Makau, rajone të veçanta administrative.

Numri i personave nën vëzhgim mjekësor ka rënë në 169.039. Virusi supozohet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.

Ai është përhapur në më shumë se 20 vende të tjera, si në SHBA, Britani, Singapor, Francë, Rusi, Spanjë dhe Indi.

Shumë vende, përfshirë Turqinë, kanë evakuuar qytetarët e tyre nga qyteti Wuhan, epiqendra e virusit, dhe zona të tjera të prekura të Kinës, duke i vendosur ata në karantinë dhe monitorim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur epideminë një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 mars 2020

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Drejtorinë e Arsimit për ta parë procesin e mësimit online. (Dejtoria e Arsimit në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin për mbrojtje dhe shpëtim kundër Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente (Kampsui i Shkollave të Mesme në Gjilan, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 16:30.