18 Shtator 2020

Numri i të infektuarve në botë arrin në 20 milionë

Prishtinë, 10 gusht - Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar me koronavirus është rritur në 20 milionë.

Sipas të dhënave në grafikun e pandemisë Covid totali i atyre që kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit, që nga fillimi i emergjencës shëndetësore ka shkuar në rreth 735 mijë.

Në renditjen e pandemisë kryeson SHBA-ja me rreth 5.2 milion raste me koronavirus, e ndjekur nga Brazili me mbi 3 milion, India me mbi 2.2 milion, Rusia me afer 1 milion dhe Afrika e Jugut me mbi gjysme milioni. 

Më shumë se 200.mije raste të reja të koronavirusit janë regjistruar sot në botë, dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 20 milionë.

Mbi 10.4 milionë njerëz janë të infektuar në Amerikën e Veriut dhe Jugut. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 156.817 raste të reja dhe 4.182 vdekje.

Në Evropë, 3.5 milionë njerëz u sëmurën dhe 216.426 vdiqën, teksa 2.5 milionë të infektuar dhe më shumë se 52.000 kanë vdekur në Azinë Juglindore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2020

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë përurimin e shtimit të katit të dytë dhe renovimit të katit të parë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur. (Fshati Zhur, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ketë nje vizitë një grupi të të rinjve të Kosoves, nga etni të ndryshme. (Kabineti i Ministres MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në mbledhjen komemorative për gazetarin Sulejman Gashi. (Salla “ 1 Tetori ”, ora 13:30)

- Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës protestojnë pas vendimit për mbylljen e disa shkollave në këtë qytet. (Para objektit të Komunës së Kamenicës, ora 14:00)