25 Prill 2024

Numri i te infektuarve me koronavirus në botë tejkalon shifrën 22 milionë

Prishtinë, 18 gusht - Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 22 milionë.

Gjithsej 22.050.472 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.612.027 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (3.363.235), India (2.701.604), Rusia (927.745), Afrika e Jugut (589.886), Peru (541.493), Meksika (525.733), Kolumbia (476.660), Kili (387.502), Spanja (382.142), Irani (345.450), Britania (319.197), Arabia Saudite (299.914), Argjentina (299.126), Pakistani (289 832), Bangladeshi (279.144) dhe Italia (254.235).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 250.542.

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania (226. 686), Franca (219.029), Iraku (180.133), Filipinet (164.474), Indonezia (141.370), Kanadaja (122.872), Katari (115.368), Kazakistani (103.300), Ekuadori (101.751) dhe Bolivia (101.223).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 777.459 persona. Ndërkaq, rreth 14,8 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)