19 Prill 2024

Numri i të infektuarve me koronavirus kalon mbi 5 milionë

Prishtinë, 20 maj - Numri i rasteve me koronavirusin e ri COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 5 milionë te infektuar, përderisa numri i vdekjeve ka tejkaluar shifren mbi 325 mijë dhe afër 2 milionë të shëruar.

SHBA mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në botë ku sipas të dhënave nga faqja e internetit "Worldometer", numri i të infetkuarve me COVID-19 në SHBA është mbi 1 milionë e 570 mijë prej të cilëve rreth 361 mijë të shëruar dhe mbi 93 mijë të vdekur.

Vendi i dytë në botë për nga numri i të infektuarve është Rusia me mbi 308 mijë dhe mbi 2 mijë të vdekur. Numri i rasteve te infektuarve në Rusi ka filluar të rritet ditëve të fundit për dallim nga SHBA që tani është në ulje e sipër.

E treta është Spanja me mbi 278 mijë të infektuar, mbi 27 mijë të vdekur, e pasuar nga Brazili me mbi 271 mijë të infektuar, Britania me 248 mijë dhe Italia me 226 mijë të infektuar nga koronavirusi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)