18 Prill 2024

Numri i të infektuarve me koronavirus arrin në 16

Prishtinë, 17 mars - Numri i të infektuarëve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 16.

Rasti i fundit është shënuar në orët e para të së martës, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).

“Pas mesnatës, në laboratorët e IKSHPK-së u konfirmua një rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës, ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po sipas njoftimit, deri më tani janë testuar 271 persona.

Të infektuarit janë nga Komuna e Vitisë, Klinës, Malishevës, Podujevës, si dhe një shtetase italiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)