29 Mars 2024

Nuk ka interesim të specialistëve për punësim në Spitalet e Përgjithshme

Prishtinë, 8 maj – Në konkursin publik të shpallur nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) për vende të lira pune, për 22 profile të ndryshme mjekësore, ku u kërkuan 28 specialistë, në kuadër të Spitaleve të Përgjithshme, nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm, edhe pse ekzistojnë vendet e lira të punës të aprovuara në buxhetin e vitit 2018.

Sa për ilustrim, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ishte këkruar 1 specialist i ORL, por nuk ka pasur të interesuar, po ashtu nuk kishte aplikant për specialist të radiologjisë.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ishin kërkuar 2 kirurg të përgjithshëm, por nuk kishte aplikant.

Për Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë nuk kishte aplikant për punësim si specialist i neurologjisë, ORL-së, sikurse nuk kishte ineresim edhe për specialistë të intersuar për punësim më repartin e infektiv të këtij spitali.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)