28 Mars 2024

Një misioni i ekspertëve gjerman të COVID-19 vjen sot në Kosovë

Prishtinë, 22 shtator - Sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (ISHPK) do të mbahet një ceremoni e pritjes me rastin e arritjes së një misioni të ekspertësh së COVID-19 "Joint Robert Koch Institute / EMT / GOARN mission to Kosovo" nga Gjermania.

Ekipi i ekspertëve epidemiologjikë dhe mjekësorë nga instituti gjerman i shëndetësisë, “Instituti Robert Koch” do të qëndrojë në Kosovë për dy javë dhe do të ofrojë asistencë përkitazi me nevojat për luftimin e pandemisë COVID-19.

Misioni i ekspertëve do të udhëhiqet nga Dr. Andreas Jansen.

Ceremonia e pritjes do të bëhet nga Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, Ambasadori gjerman, Jörn Rohde, znj. Ulrika Richardson, Koordinatore e UNDP në Kosovë dhe Sergei Koryak, Udhëheqës i Zyrës së OBSH-së në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)