28 Mars 2024

Një delegacion mjekësor nga Kampi Bondstill u prit në MSH

Prishtinë, 11 janar - Një delegacion i Task -Forcës Mjekësore të Kampit ushtarak amerikan në Kosovë Bondstill , i kryesuar nga Koloneli David E. Floyd, komandant mjekësor, u prit sot në Ministrinë e Shëndetësisë nga Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Tolaj.

Në këtë takim, u bisedua për bashkëpunimin midis MSh-së dhe autoriteteve mjekësore të forcave amerikane paqeruajtëse në Kosovë, në funksion të avancimit të shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore dhe vazhdimit të ruajtjes së urave të mira të bashkëpunimit që autoritetet mjekësore të këtij kampi kanë ndërtuar me institucionet shëndetësore të Kosovës.

Ministri Agani ka përshëndetur bashkëpunimin  e deritanishëm dhe ka theksuar se MSh do të jetë përkrahëse e iniciativave konkrete të bashkëpunimit dhe mirëpret asistencën dhe eksperiencën e ekspertëve mjekësor të kampit Bonstill në funksion të avancimit të segmenteve të ndryshme të shëndetësisë kosovare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)