29 Mars 2024

Njazi Gashi emërohet drejtor i QKUK-së

Prishtinë, 28 shtator - Njazi Gashi emërohet drejtor ekzekutiv i QKUK-së, ndërsa dr. Ardita Baraku-Kryeinspektor Shëndetësor.

Në bazë të kompetencave të tij ekzekutive, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Ilir Tolaj emëroi sot dr. Njazi Gashin drejtor ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe dr. Ardita Barakun, Kryeinspektor Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.

Emërimi i këtyre dy zyrtarëve në këto dy pozita brenda sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës bëhet pas përfundimit të procedurave të konkurrimit, selektimit dhe rekrutimit në pajtim me rregullat dhe parimet e Shërbimit Civil të Kosovës.

MSh falënderon të gjithë kandidatët të cilët morën pjesë në konkursin për pozitën e drejtorit ekzekutiv të QKUK-së dhe për Kryeinspektor Shëndetësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)