20 Prill 2024

Nis Java e të Ushqyerit me qumësht gjiri në Kosovë

Prishtinë, 1 tetor - Me rastin e shënimit të Javës për të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë,  nga 1 – 7 tetor 2012, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me “Kosova Health Foundation”, Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe Kryqin e Kuq të Kosovës, organizojnë nesër më 2 tetor 2012 , një takim ku do të flitet për rëndësinë e ushqyerjes së fëmijëve me qumësht të gjirit.

Java e të Ushqyerit me qumësht të gjiri në Kosovë sivjet shënohet me moton: “Qumështi i gjirit-i shëndetshëm, i gatshëm dhe falas”.

Ndërsa në takimin që do të mbahet në “Creative Centre”, më 2 tetor 2012, nga ora 13:00-14:30, që gjendet në oborrin e Shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë,, Zonja Laila Omar Gad, Shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, përfaqësues të “Kosovo Health Foundation”, të Kryqit të Kuq të Kosovës, etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)