25 Prill 2024

Nis faza e implementimit te Harduerit në shëndetësi

Prishtinë, 24 janar - Në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt u mbajt sot takimi lidhur me fillimin e instalimit të fazës së parë të Projektit për implementimin e Harduerit në institucionet shëndetësore të Regjionit të Prizrenit dhe të Prishtinës në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISH).

Në këtë takim ku morën pjesë zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, QKUK-së, përfaqësuesit e lartë të Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë përfshirë edhe kreun e tyre,  z. Pierre Weber, Ministri i Shëndetësisë, prof. dr. Ferid Agani, tha se pritjet e MSh-së  janë të jashtëzakonshme nga ky projekt i cili parqet kurrizin e reformës shëndetësore në Kosovë, në funksion të themelimit të Shërbimit Shëndetësor Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Ministri Agani tha se projekti i Sistemit të Informimit Shëndetësor duhet të funksionalizohet në atë mënyrë që të jetë një qind për qind në funksion të reformës shëndetësore dhe Shërbimit Shëndetësor Spital dhe Klinik Universitare të Kosovës.

Sistemi i ri i Informimit Shëndetësor integron tërësinë e institucioneve shëndetësore me teknologji më bashkëkohore. Funksionalizimi i këtij sistemi do të mundësojë përcjelljen e dhënies së kujdesit shëndetësor, menaxhimin financiar dhe planifikimin modern të resurseve shëndetësore në tërësinë e sistemit shëndetësor.

Në fazën e parë, planifikohet të mbulohen me harduer QKUK dhe spitalet rajonale, duke vazhduar me qendrat e mjekësisë familjare.

Kjo fazë e projektit do të realizohet me mjetet e Qeverisë së Luksemburgut përmes Projektit KSV/014 Lux Dev – mbështetje shëndetësisë në Kosovë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)