29 Mars 2024

Ngjarja Let’s Dance 2019 i dedikohet pajisjeve mjekësore për foshnje

Prishtinë, 12 shtator - Blerja e pajisjeve të specializuara mjekësore për foshnje është këtë vit fokusi i ngjarjes tradicionale të bamirësisë Let’s Dance. Kjo ngjarje organizohet në përkrahje të fëmijëve dhe nënave në Kosovë.

Let’s Dance ka për mision mbledhjen e fondeve për të siguruar medikamente dhe pajisje mjekësore për foshnjet e lindura para kohe dhe që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, si dhe mundësi për shërbime shëndetësore dhe edukative në përkrahje të nënave dhe familjeve të këtyre foshnjeve.

Këtë vit, ngjarja e organizuar nga Fondacioni Action for Mothers and Children shenjon 5-vjetorin vet.

Si çdo vit, fondet sigurohen nga sponsorët dhe shitja e biletave dhe 100% e tyre do të shkojnë në blerjen e pajisjeve mjekësore.

Për të dhënë përkrahjen tuaj, mund të zgjidhni një nga paketat e sponsorizimit apo të blini për vete dhe për miqtë tuaj biletën për ngjarjen bamirëse Let’s Dance që mbahet me 24 tetor 2019 në Sheshin 21 në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)