19 Prill 2024

Nga 200.000 te infektuar, 82.500 persona janë liruar nga spitalet pas shërimit

Gjenevë, 18 mars - Më shumë se 200.000 persona në të gjithë botën janë infektuar nga koronavirusi i ri, sipas uebfaqes së statistikave Worldometer që harton shifra të reja të rasteve.

Numri global i rasteve të përgjithshme të konfirmuara nga koronavirusi arriti në 200.100, sipas të dhënave të Worldometer.

Numri i të vdekurve është rritur në 8010 në të gjithë botën, përfshirë 3.237 në Kinë, ku shpërthimi i virusit u shfaq për herë të parë nga qyteti Wuhan në dhjetorin e kaluar.

Jashtë Kinës, virusi ka vrarë shumë të tjerë, përfshirë 2.503 në Itali, 1135 në Iran, 533 në Spanjë, 116 në SHBA dhe 84 në Korenë e Jugut.

Përveç kësaj, më shumë se 82.500 persona janë liruar nga spitalet pas shërimit nga virusi.

Sipas uebfaqes, koronavirusi është përhapur në mbi 165 vende dhe territore, përfshirë 80.894 në Kinë, 31.506 në Itali, 16.169 në Iran, 11.826 në Spanjë, 6.524 në SHBA dhe 8.413 në Korenë e Jugut.

Numri i rasteve aktiv është mbi 109.000, 94 për qind në gjendje të qëndrueshme dhe 6 për qind në gjendje kritike, sipas uebfaqes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)