26 Prill 2024

Nesër i fillon punimet Kongresi i II-të euro-aziatik në mjekësi

Prishtinë, 27 shtator -  Nesër në Prishtinë i fillon punimet Kongresi i II-të Euro-Aziatik për Shkencat e Mjekësisë, një organizim ky i përbashkët i Fakultetit të Mjekësisë, Fakultetit të Stomatologjisë dhe Fakultetit të Infermierisë të Universitetit të Stambollit,  Fakultetit të Mjekësisë “Cerrahpaşa” nga Stambolli me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Në hapje të këtij Kongresi përveç rektorëve dhe dekanëve të Universiteteve dhe fakulteteve respektive, do të marrin pjesë edhe përfaqësues politikë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, zonja, Songul Ozan.

Ky kongres ka për synim zgjerimin e bashkëpunimit në nivelin më të lartë akademik dhe thellimin e bashkëpunimin në mes të vendeve te rajonit të Euro-Azisë në fushën e mjekësisisë.

Kongresi i fillon nesër në sallën e konferencave në ndërtesën e ish-Rilindjes, ku janë të vendosura disa ministri të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kongresi do t’i vazhdojë punimet edhe gjatë ditës së shtunë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)