29 Mars 2024

Nesër fillon dezinsektimi në Prishtinë

Prishtinë, 31 maj -Të premten, 01.06.2018, fillon fazën e parë të dezinsektimit hapësinor për vitin 2018 në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe kompanisë që do ta kryej këtë proces . Për herë të parë ky proces do të kryhet në gjashtë faza duke përfshirë kështu gjithë sezonën gjatë të cilës janë aktive mushkonjat dhe insektet tjera.

Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6500 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

01.06 : Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit, Qyteza Pejton, Arbëria, Tophane;

02.06: Lakrishte, Dardania, Ulpiana, Prishtina e Re (Veternik), Zona Industriale, Lagjja Nic dhe Kazerma Adem Jashari.;

03.06: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Kalabria dhe Kodra e Trimave;

04.06: Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe, Gërmi dhe Vneshtat;

05.06: Bernice e Eperme dhe Bernice e Poshtme, Barileve, Besi, Bardhosh, Kolovice dhe Kolovicë e Re, Prugovc, Teneshdoll dhe Vranidoll.

Në mënyrë që ky proces të ketë sukses, dezinsektimi do kryhet në orët kur këto insekte janë më aktivet, nga ora 19:30-24:00. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për rezultatet e këtij procesi. Andaj, luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)