18 Prill 2024

Neonatologji, lëshohet në punë sistemi i ri qëndror i oksigjenit

Prishtinë, 1 korrik - Sot, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike është bërë përurimi i  instalimit të sistemit të ri të oksigjenit për Njësinë e Neonatologjisë. Në përurim, morën pjesë: Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Bujar Bukoshi, përfaqësues të Fondit për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha(FNSH), drejtori  i Klinikës së Gjinekologjisë, prof..dr. Shefqet Lulaj dhe punëtorë të shumtë të Klinikës së Gjinekologjisë.

Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë, dr. Bujar Bukoshi, tha se në bazë të dhënave  të vitit 2009, në Kosovë është shënuar rënie e vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave dhe mbi 95 % e shtatzënave lindin në institucionet shëndetësore me përkujdesje profesionale , çka flet për përformancë të mirë dhe potenciale të mjekësisë kosovare.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë po punon me përkushtim që të përmirësojë sistemin shëndetësor dhe të ofroj shërbime shëndetësore sa më kualitative, dhe një partneritet si ky që po ndodh sot është diçka që ne e duam, e vlerësojmë. “ Është e vërtetë se MSH i  bën politikat shëndetësore dhe ka rol qendror në zhvillin e mjekësisë dhe sistemit shëndetësor, por ndryshimet  ndodhin  pikërisht në këto salla, në dhomat e pacientëve , në klinikat, në njësitë për kujdes intensiv”, theksoi Ministri Bukoshi. 

Ai pohoi se  kjo iniciativë e Fondacionit për Nëna dhe Foshnja të Shëndosha paraqet një model të mirë që punët për rregullimin e sistemit shëndetësor duhet të fillojnë nga pjesët më të ndejshme të shëndetësisë. “Instalimi i sistemit të  oksigjenimit në Njësinë Intensive të Neonatologjisë  ka një vlerë të madhe, sepse do të përfitojnë foshnjat e porsalindura dhe nënat , do të përfitojnë mjekët sepse do tu lehtësohet puna. Po ashtu duhet të falënderojmë donatorët, shkollën e Dartmunthit që kanë kontribuar për këtë projekt”.

Në anën tjetër Znj. Emma Gjemnica, drejtoreshë e FNSH-së, tha se duke parë nevojat e mëdha që ka shërbimi i neonatologjisë dhe kushtet e vështirësuar të  punë, kanë vendosur që të  investojnë  me ndihmën e donatorëve për instalimin e sistemit të ri të oksigjenimit. Për instalimin e sistemit të oksigjenit janë investuar 500.000 euro.

Dr. Shefqet Lulaj, drejtor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, shpjegoi se deri tani në mungesë të një sistemi të mirëfilltë të oksigjenit, ka pasur vështirësi në punë dhe nuk janë plotësuar nevojat e këtij shërbimi. Ai falënderoi donatorët, të cilët sipas tij në masë të madhe kanë lehtësuar punën në këtë shërbim, meqë tash e tutje stafi shëndetësor do ta ketë më të lehtë të trajtoi foshnjat lindura para kohe.

Prof.dr. George Little, aktivisht i FNFSH-së, dhe donator, shprehu kënaqësinë e tij për këtë inaugurim, duke sqaruar se ai vetë merret me trajtimin e foshnjave të porsalindura dhe si profesionist shëndetësorë ka vlerësuar se ka nevojë të bëhet një sistem qendror i oksigjenit, i cili në masë të madhe do e lehtësonte punën e stafit shëndetësor.

Dr. Minavere Hoxha, shefe e Repartit të  Neonatologjisë, tha se sistemi i porsa instaluar i oksigjenit në njësinë  e Kujdesit Neonatal, do të mundësojë furnizim të vazhdueshëm me oksigjen, duke siguruar jetën e të porsalindurve me peshë të vogël. Sipas saj, kjo vetëm që do të lehtësoj furnizimin, por do të ndikojë që të zvogëlohen komplikimet tjera që do të kishin pasoja të  mëvonshëm  shëndetësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)